BIRN/ ‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

BIRN/ ‘Gjeografia e pabarazisë’: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Disa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale socialistët propozuan një hartë të re të ndarjes së vendit duke kërkuar shkrirjen e 15 bashkive të vogla dhe bashkimin e tyre me bashki të mëdha. Propozimi i PS-së u bazua mbi disa dokumente analitikë të hartuar nga ekspertë të komisionit, ndër to dhe një Indeks Urban që tregonte se si shumica e bashkive aktuale, 51 nga 61, po përjetonin shpopullim dhe plakje të popullsisë. Shifrat e bazuara mbi censusin e vitit 2023 tregojnë se si në këto bashki ka një tkurrje demografike dhe numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve, ndërsa popullsia e vendit priret drejt përqendrimit në qendrat urbane. Ekspertë të urbanistikës,...