0 tolerim/ Ministrat do të japin sot “llogari” para Ramës
Ministrat e kabinetit qeveritar mblidhen këtë të hënë në Pogradec, në kuadër të një “retreat”-i të thirrur nga kryeministri Edi Rama, ku në fokus do të jetë analiza e punës së bërë gjatë pjesës së parë të mandatit të katërt qeverisës. Secili dikaster do të japë “llogari” të kreu i qeverisë, ku të gjithë ministrat një për një do të raportojnë rezultatet e arritura, problematikat e hasura gjatë muajve të parë të mandatit, si dhe objektivat që mbeten për t’u përmbushur në vijim. “Retreat”-i i qeverisë vjen një ditë pas takimit të gjatë të Edi Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit dhe kryetarët e komisioneve parlamentare. Takimi i zhvilluar të dielën në Pogradec zgjati rreth shtatë orë dhe u...
Burimi:
ntv.al