Rabiot lider për Milan: I lumtur që jam kthyer, kam një pozicion të ri që me lejon të sulmoj më shumë

Rabiot lider për Milan: I lumtur që jam kthyer, kam një pozicion të ri që me lejon të sulmoj më shumë

Adrien Rabiot ishte protagonist me një gol në fitoren 2-1 të Milan ndaj Torino, në ndeshje ku Ruben Amorim debutoi si trajner i kuqezinjve. Francezi, përveç golit, realizoi edhe një assist, duke qenë një lider në fushë. “Jam i lumtur që jam kthyer, që pashë idetë e trajnerit. Pastaj fola edhe me trajnerin. Luajta mirë në fushë dje, një rol i ri, por e kisha tashmë këtë rol pak a shumë me De Zerbin në Marsejë”, tha Rabiot. “Më pëlqen të sulmoj portën, jam i lumtur. Kupa e Botës ishte e shkëlqyer, arritëm në gjysmëfinale edhe pse donim të fitonim. Shkova me pushime për të pushuar mirë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, sepse ishte një sezon i vështirë, veçanërisht me mënyrën se si përfundoi viti...