Luis Enrique: Ishte më e vështirë nga sa menduam, lojtarët që hynë në fushë bënë detyrën

Luis Enrique: Ishte më e vështirë nga sa menduam, lojtarët që hynë në fushë bënë detyrën

24 Gusht 2026 10:52 Telesport PSG arriti të barazojë në 20 minutat e fundit ndeshjen ndaj Rennes, një sfidë që vendasit e udhëhiqnin 2-0. Dy golat e Ferran Torres barazuan shifrat, me kampionët e Francës që dolën me 1 pikë nga transferta. Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, tha: “Ishte më e vështirë se zakonisht. Në pjesën e parë, pati situata që nuk ishim në gjendje t’i kontrollonim. Rennes nisi disa kundërsulme të nivelit të lartë dhe ata arritën të shënonin dy gola me saktësi të madhe”. “Ishte shumë e komplikuar, shumë e vështirë. Ne u përpoqëm të bënim disa ndryshime dhe jam veçanërisht i kënaqur me pesë lojtarët që hynë në fushë gjatë ndeshjes. Të gjithë bënë një punë shumë të mirë” tha trajneri...