Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë, një person mbetet i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje në seri. Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë dëmtime të lehta. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit dhe, pas marrjes së trajtimit, është larguar nga spitali. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa për disa minuta është vështirësuar qarkullimi në këtë aks rrugor. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.