Vrau 45-vjeçaren dhe më pas u vetëvra, zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Greqinë, ku një 48-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje një 45-vjeçare po me origjinë shqiptare dhe më pas u vetëvra. Autoritetet greke po hetojnë me imtësi rrethanat e ngjarjes, duke u përqendruar veçanërisht te marrëdhënia mes 48-vjeçarit dhe viktimës, pajisjet elektronike të tij dhe pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas materialeve që kanë mbërritur në duart e hetuesve, kamerat kanë regjistruar momentet para dhe gjatë krimit. 48-vjeçari dyshohet se e priti 45-vjeçaren pranë banesës së saj. Në momentin kur ajo hapi derën dhe doli jashtë, ai e qëlloi me armë dhe më pas ktheu revolen nga vetja, duke i dhënë fund jetës. Në fokus të hetimit është vendosur edhe e kaluara e 48-vjeçarit në Shqipëri....
Burimi:
javanews.al