Rama ndez “motorët” e mandatit të katërt/ Vendimet që priten në shtator
Kryeministri Edi Rama vijon takimet e punës me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Pas takimit me drejtuesit politikë socialistë në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, Rama do të mbledhë sot ministrat në Pogradec, në një takim të konceptuar si “retreat”. Në fokus pritet të jetë bilanci i punës së deritanishme, por edhe përcaktimi i objektivave dhe prioriteteve për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës. Takime të tilla pune janë zhvilluar edhe më herët nga kryeministri, veçanërisht pas përfundimit të sezonit veror, me synimin për të përcaktuar axhendën politike dhe qeverisëse për muajt në vijim. Një ditë më parë, Rama zhvilloi në Pogradec një takim disaorësh me drejtuesit politikë të PS-së në qarqe dhe drejtuesit e komisioneve...
Burimi:
ntv.al