Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy të plagosur rëndë

Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy të plagosur rëndë

Një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski ka ndodhur në liqenin e Kukësit, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur mjeti lundrues i drejtuar nga 29-vjeçari E. T., me pasagjer E. P., 46 vjeç, është përplasur me një tjetër Jet Ski të drejtuar nga një person me iniciale B. H., i cili po manovronte për t’u ankoruar në breg. Si pasojë e përplasjes, dy të dëmtuarit, E. T. dhe E. P., kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit për ndihmë mjekësore. Mjekët konfirmojnë se të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm. Pas veprimeve të para hetimore, Policia e Kukësit...