Mbi 50 plumba në Dukagjin/ Ekzekutohen babë e bir, detaje në dritë

Mbi 50 plumba në Dukagjin/ Ekzekutohen babë e bir, detaje në dritë

Një atentat i rëndë me armë zjarri ka tronditur zonën e Dukagjinit, ku kanë mbetur të vrarë babë e bir, ndërsa një person tjetër është plagosur. Viktimat janë identifikuar si Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç. Në automjet ndodhej edhe Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën e fshatit Xhan, teksa babë e bir po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës. Pa dalë ende nga rruga e fshatit, dy persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit. Në vendngjarje janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja, ndërsa sipas të dhënave paraprake janë përdorur dy armë...