Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Dukagjin, ku babë e bir u qëlluan për vdekje, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur. Mësohet se autorët kanë hapur zjarr drejt automjetit ku udhëtonin 82 vjeçari Prelë Gjoni, djali i tij, 57-vjeçari Lekë Gjoni, si dhe një person i tretë Lazër Bashi. Si pasojë e breshërisë së armëve, babë e bir humbën jetën, ndërsa Bashi mbeti i plagosur dhe u transportua fillimisht në Spitalin e Shkodrës e më pas drejt Tiranës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve, mësohet se në vendin e atentatit, në rrugën e fshatit Xhan, janë gjetur më shumë se 50 gëzhoja. Sipas të dhënave paraprake, autorët, të paktën dy...