Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia e nis mbrojtjen e titullit në mënyrën më bindëse të mundshme. Kampionët në fuqi mposhtën 3-0 Tiranën në Rrogozhinë, në një ndeshje të kontrolluar thuajse tërësisht prej tyre dhe të vendosur praktikisht që në 45 minutat e para. Skuadra e Nevil Dedes tregoi qartësi në lojë, efikasitet përpara portës dhe një pjekuri të dukshme në menaxhimin e avantazhit, duke i dhënë menjëherë një sinjal rivalëve se mbetet një skuadër që duhet marrë seriozisht në garën për titull. Egnatia me rezerva, Tirana e cunguar Diferenca mes dy ekipeve u bë e dukshme që në minutat e para. Egnatia hyri në fushë me ritëm dhe agresivitet, duke mos i lënë Tiranës kohë të organizohej dhe duke e detyruar të mbrohej pranë zonës së saj. Presioni i...