Amorim i kënaqur: Fituam dhe vuajtëm si ekip, në fund ishim shumë të lodhur
Ruben Amorim pati një debutim të suksesshëm në Serie A, duke fituar 2-1 në fushën e Torino në sfidën hapëse të kampionatit si trajner i Milan. Ishte një performancë pozitive për shumicën e kohës edhe pse minutat e fundit ishin zhgënjyese. “Jam shumë i lumtur. Luajtëm mirë për 75 minuta, pastaj u duk sikur nisi një ndeshje tjetër ku ishim shumë të lodhur”, tha trajneri portugez, që shtoi: “Ne luftuam fizikisht për të luajtur lart në fushë dhe për të bërë presion”. “Do të na duheshin më shumë ndeshje në parasezon. Në përgjithësi, ishte një ndeshje e mirë, por kemi disa gjëra për të përmirësuar. Pësuam shumë raste në fund. Duhet të jemi më të përqendruar në zonën e penalltisë”, tha Amorim. “Ka ende shumë...
Burimi:
telesport.al