Pukë/ Zjarr i fuqishëm në fshatin Gojan i Vogël, flakët rrezikojnë banesa, evakuohen 6 familje
Një zjarr me intensitet të lartë ka përfshirë gjatë orëve të para të mëngjesit (24 gusht) fshatin Gojan i Vogël, në Bashkinë Pukë, duke rrezikuar banesat e zonës. Sipas informacioneve mësohet se flakët në momentin e mbërritjes së forcave zjarrëfikëse, ndodheshin rreth 200 metra larg banesave. Për përballimin e situatës janë angazhuar të gjitha kapacitetet e MZSH Pukë, me të gjithë efektivin dhe tre automjete. Në operacion kanë marrë pjesë gjithashtu forca dhe mjete nga Bashkia Fushë-Arrëz, MZSH Kukës dhe MZSH Rrëshen, ndërsa në ndihmë kanë dalë edhe banorë të komunitetit. Në total, në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar rreth 100 forca. Vija e zjarrit arriti në rreth 5 kilometra. Për shuarjen e flakëve është ndërhyrë edhe nga ajri. Për shkak të rrezikut...
Burimi:
javanews.al