Përplasen dy Jet Ski në liqenin e Kukësit, dy persona dërgohen në spital
Një aksident mes dy mjeteve lundruese Jet Ski është regjistruar mbrëmjen e së dielës në liqenin e Kukësit. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, kur Jet Ski i drejtuar nga 29-vjeçari me inicialet E. T., ku ndodhej edhe pasagjeri E. P., 46 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet lundrues, të drejtuar nga shtetasi me inicialet B. H. Sipas të dhënave paraprake të policisë, mjeti i drejtuar nga B. H. ishte duke kryer manovra për t’u ankoruar në breg në momentin e përplasjes. Dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar E. T. dhe E. P. Të dy janë...
Burimi:
javanews.al