DETAJET – Ngjarja e rëndë me dy viktima në Dukagjin të Shkodrës, dyshohet për dy armë të përdorura…
Një pritë e armatosur në rrugën e Xhanit në Dukagjin i mori jetën babë e bir, Prelë Gjonit, 82 vjeç, dhe djalit të tij, Lekë Gjonit, 57 vjeç. Në atentat mbeti i plagosur edhe Lazër Bashi, i cili ndodhej rastësisht në automjet.Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa viktimat po udhëtonin me një fouristradë nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin në drejtim të Shkodrës. Rreth dy kilometra pas ndarjes së rrugës së Pultit me Shoshin, automjeti është qëlluar me breshëri nga persona ende të paidentifikuar.Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin e bërë shoshë nga plumbat. Shoferi, Lekë Gjoni, humbi jetën në vend, ndërsa bashkë me të u vra edhe babai i tij, Prelë Gjoni. Mjeti përfundoi në anë të rrugës pas breshërisë...
Burimi:
sarandanews.com