Rikthehen vatrat e zjarrit në zonën e Pukës, situata nën kontroll pa rrezik për banesat…
Në vijim të operacionit për shuarjen e zjarrit në territorin e Bashkisë Pukë, gjatë natës është konstatuar rishfaqje e zjarrit në vatrën në Gojan të Vogël.Që prej orës 01:00, në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse dhe 18 efektivë të MZSH Pukë, punonjës të Shërbimit Pyjor dhe të shërbimeve vendore, si dhe banorë të zonës, të cilët kanë mbështetur operacionin.Në orët e para të mëngjesit operacionit i janë bashkuar 20 efektivë të FA, të pajisur me pompa shpine dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje. Operacioni është mbështetur që në orët e para nga ajri me helikopterë, ndërhyrja e të cilëve, së bashku me punën e forcave në terren, ka bërë të mundur izolimin e vatrës.Vatra në Prozhëm- Shkodzë gjithashtu raportohet e izoluar dhe nën kontroll...
Burimi:
sarandanews.com