Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Vaksina me mRNA kundër kancerit shënon moment historik: Rezultate pozitive në provën klinike

Një trajtim eksperimental kundër melanomës, i bazuar në teknologjinë mRNA, ka shënuar një hap të rëndësishëm paraprak pasi ka dhënë rezultate pozitive në një provë klinike të fazës së tretë. Rezultatet e njoftuara nga kompanitë farmaceutike “Moderna” dhe “Merck” po vlerësohen nga ekspertët si një moment historik për zhvillimin e vaksinave të personalizuara kundër kancerit. Terapia, e pagëzuar si intismeran autogene, synon të parandalojë rikthimin e melanomës — formës më agresive të kancerit të lëkurës — pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e tumorit. Si funksionon vaksina e personalizuar? Në studimin e fundit të fazës së tretë morën pjesë mbi 1 100 pacientë, të cilëve trajtimi iu dha në kombinim me imunoterapinë Keytruda. Sipas të dhënave paraprake nga prodhuesit, kombinimi përmbushi objektivat kryesore, duke përmirësuar ndjeshëm...