‘Protesta e studentëve në RMV, masive’/ Iseni: Zbatimi i plotë i përdorimit të Gjuhës Shqipe, kusht i panegociueshëm!
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë masive që do të mbahet pasditen e kësaj të marte në Shkup, duke kërkuar zbatimin e plotë të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe, një e drejtë e garantuar me ligj dhe Kushtetutë. Kjo lëvizje vjen si një përshkallëzim pas një proteste të parë, e cila, sipas organizatorëve, hasi në "vesh të shurdhër" nga ana e institucioneve shtetërore dhe politike. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Çlirim Iseni, student në Maqedoninë e Veriut dhe një ndër organizatorët e protestës tha se marshi protestues pritet të nisë nga Ura e Gurit dhe do të përfundojë para Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, kjo protestë nuk është më vetëm për një çështje specifike, siç ishte...
Burimi:
syri.net