‘Pakti i ri’/ Gjermania paralajmëron rikthimin e emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë

‘Pakti i ri’/ Gjermania paralajmëron rikthimin e emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë

Gjermania pret që transferimet e emigrantëve drejt Italisë dhe Greqisë të rifillojnë pas hyrjes në fuqi të Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin të Bashkimit Evropian. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane deklaroi për agjencinë e lajmeve ANSA se funksionimi i sistemit të Dublinit është një kusht thelbësor për suksesin e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (CEAS). Sipas autoriteteve gjermane, Pakti i ri për Emigracionin dhe Azilin, i cili hyri në fuqi më 12 qershor, krijon pritshmëri që transferimet drejt vendeve si Italia dhe Greqia të rifillojnë.  Deklarata e Berlinit erdhi në përgjigje të pyetjeve mbi të ardhmen e emigrantëve që kanë mbërritur në Gjermani, veçanërisht nëse ata mund të detyrohen të kthehen në Itali në kuadër të rregullave të sistemit të...