Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova e Tetova hedhin gurë në Bulevard, fshehin dorën si opozita

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova e Tetova hedhin gurë në Bulevard, fshehin dorën si opozita

Partia Socialiste ka festuar ditën e sotme në “Sheshin Italia” 35-vjetorin e themelimit, mes mijëra simpatizantëve dhe mbështetësve. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, u ndal edhe te protesta në Bulevard, e cila është në ditën e 13-të radhazi. Ai tha se, veç ambientalistëve, atyre që duan mjedisin dhe të rinjve, në protestë ka edhe nga ata që duan të rikthehen në lojë, si dhe forca nga jashtë që hedhin gurin dhe fshehin dorën. “Jam i qartë që tanimë një protestë e nisur për natyrën është kthyer në një protestë me natyrë politike. Legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij dhe krejt normale. Asgjë jo normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan...