“Drejtësia është bërë më politike se vetë politika”- Mero Baze: Reforma nuk e bëri drejtësi as më profesionale, as më pak të korruptuar
Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka ngritur kritika të forta ndaj mënyrës se si po funksionon drejtësia e re në Shqipëri, duke vlerësuar se SPAK-u ka qenë institucioni i vetëm që ka ndërmarrë një betejë reale kundër korrupsionit të nivelit të lartë, por se kjo betejë, sipas tij, po zhvillohet shpesh me metoda joprofesionale dhe represive. Në një intervistë për “Apostrof”, nga Bjorn Runa, Baze e cilëson korrupsionin në nivelet e larta si problemin që ushqen gjithë sistemin e korrupsionit në administratë. “Korrupsioni i nivelit të lartë është katalizatori që mban gjallë korrupsionin e administratës poshtë”, thotë ai, duke argumentuar se kur paratë kalojnë nga vartësi te drejtori dhe më pas te ministri, korrupsioni kthehet në sistem dhe bëhet thuajse i pamundur për t’u luftuar....
Burimi:
javanews.al