Protesta e flamingove ia ka lene vendin filmit te vjeter te sherrit e dhunes
Kryeministri Edi Rama reagon për protestën para Kuvendit, ku protestuesit sulmuan me vezë deputetët e PS, por edhe policët. Ndaj këtyre të fundit u hodhën edhe gurë. “Protesta e bukur e qytetarisë, atdhedashurisë, pastërtisë, ia ka lënë vendin tanimë filmit të vjetër të konfliktit, sherrit, dhunës, ku thonjtë e politikës së dështimit dhe zemërimit po dalin në pah me pisllëkun e tyre karakteristik”, shkruan Rama. Zhvillimet e dites se sotme para Kuvendit Tensione në protestë ende pa nisur seanca plenare. Siç e kishin paralajmëruar, një grup qytetarësh janë mbledhur sërish në protestë para Kuvendit. Një pjesë e deputetëve të PS ishin futur në sallë më herët, por kalimi i disa ligjvënësve të tjerë socialistë bëri që qytetarët të nisin sulmet me vezë. 5 protestues kishin...
Burimi:
ntv.al