Luciano Bardhi: “Detox-i” i mëlçisë është marketing – ja çfarë ndodh realisht në organizëm

Luciano Bardhi: “Detox-i” i mëlçisë është marketing – ja çfarë ndodh realisht në organizëm

“Merrni këtë vitaminë për të pastruar mëlçinë”, “përdorni këtë mineral për detox” – janë disa nga këshillat që qarkullojnë vazhdimisht në rrjetet sociale. Por a “pastrohet” vërtet mëlçia në këtë mënyrë? Sipas Luciano Bardhit, termi “detox i mëlçisë” përdoret më së shumti për qëllime marketingu. Procesi biologjik quhet biotransformim: mekanizmi përmes të cilit organizmi përpunon barna, substanca të huaja, përbërës ushqimorë dhe kimikate të ndryshme, duke i përgatitur për t’u eliminuar. Në fazën e parë zhvillohen reaksione si oksidimi, reduktimi dhe hidroliza. Një rol të rëndësishëm luajnë enzimat e familjes citokrom P450, të vendosura kryesisht në retikulumin endoplazmatik të hepatociteve. Në fazën e dytë ndodhin reaksionet e konjugimit, si glukuronidimi, sulfimi, acetilimi, metilimi dhe lidhja me glutationin. Përmes tyre, shumë molekula bëhen më polare dhe...