Propozimi i PS për Reformën Territoriale, kush janë bashkitë që shkrihen dhe u bashkohen qyteteve të mëdha
Partia Socialiste ka bërë publik propozimin për reformën e re administrativo-territoriale, i cili parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe bashkimin e tyre me bashki më të mëdha. Drafti synon riorganizimin e hartës së pushtetit vendor, me argumentin e rritjes së eficiencës së administrimit dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve. Sipas propozimit, bashkitë Fushe-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas do të shkrihen dhe do t’u bashkohen bashkive më të mëdha përkatëse. Një nga ndryshimet që ka ngjallur reagime është ai që parashikon bashkimin e Bashkisë së Prrenjasit me Bashkinë e Librazhdit. Ky propozim vjen pavarësisht kundërshtive të banorëve të Prrenjasit, të cilët kanë protestuar kundër këtij vendimi, duke kërkuar që bashkia e tyre të mos shkrihet...
Burimi:
ntv.al