“Projekti “Smart City” do të zbatohet brenda vitit të ardhshëm”, Lamallari: Kemi marrë masa për parandalimin e zjarreve

“Projekti “Smart City” do të zbatohet brenda vitit të ardhshëm”, Lamallari: Kemi marrë masa për parandalimin e zjarreve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë të ditur se brenda vitit të ardhshëm do të nisë zbatimi i projektit “Smart City” në disa shkolla në Tiranë, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore. Në një konferencë për media, Lamallari tha se projekti synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të sigurisë në shkolla përmes teknologjisë së avancuar dhe mbikëqyrjes elektronike. “Kemi 330 efektivë që bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit. Përmenda projektin Smart City. Është projekt që ndryshon faqen e historisë së sigurisë në Shqipëri”, u shpreh ministri. Ai shtoi se sistemi do të ndihmojë në identifikimin e situatave të rrezikshme, përfshirë raste kur nxënësit mund të mbajnë mjete prerëse, duke sinjalizuar në kohë institucionet përkatëse. “Brenda vitit të ardhshëm...