“Procesi nuk është ende gati”, KLP shtyn hapjen e garës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm
Në kohën kur po lakohen disa kandidatura që pritet të konkurrojnë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ishte gati të çelte garën. Ndonëse e kishte caktuar në rendin e ditës të diskutonte dhe miratonte hapjen e procedurave, mbledhja u shty me dakordësinë e të gjithë anëtarëve. Siç bëjnë me dije burimet e TCH, anëtarët kanë kërkuar më shumë kohë për të diskutuar rreth procedurave që do të ndiqen me publikimin e thirrjes për garën, një kërkesë që është aprovuar edhe nga ndërkombëtarët e pranishëm në sallë. Sipas ligjit, brenda 30 ditëve nga hapja e garës kandidatët dorëzojnë jetëshkrimin dhe shfaqin interes pranë KLP, dhe më tej qeveria e prokurorisë kryen kontrollet. Por anëtarët janë të paqartë se si do...
Burimi:
javanews.al