Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Prezantohet asistenti virtual për fermerët, Rama: Do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale

Kryeministri Edi Rama  ka prezantuar “Yllin” asistenin e parë virtual që do t’i vijë në ndihmë fermerit shqiptar dhe që është pjesë e Portalit për Fermerin. Kreu i qeverisë bëri me dije se “Ylli” do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët. Ai theksoi se, asistenti i parë virtual i fermerit shqiptarë do ndikojë drejtpërdrejtë në bujqësi duke e bërë atë më modern, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane. “‘Ylli’ përmes Inteligjencës Artificiale dhe në gjuhën shqipe, do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët, duke e bërë bujqësinë më moderne, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane”, shkruan Rama.