Presidenti i Këshillit Europian konfirmon vizitën në Shqipëri, Antonio Costa do të takohet me Ramën më 2 qershor në Tiranë

Presidenti i Këshillit Europian konfirmon vizitën në Shqipëri, Antonio Costa do të takohet me Ramën më 2 qershor në Tiranë

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, në kuadër të një turi zyrtar që do të zgjasë nga 1 deri më 5 qershor, me ndalesa në disa kryeqytete të rajonit. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë Tirana, ku më 2 qershor ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Bajram Begaj. Në qendër të diskutimeve në Tiranë pritet të jenë procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimi gradual i vendeve të rajonit, bashkëpunimi rajonal si dhe çështjet e sigurisë dhe stabilitetit. “Turi im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë: angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real; po aq real sa...