“Prefektin e Tiranës s’e kuptova pse është këtu”- Kryeministri Rama në “Vajza Fest”, batuta me Sokol Sadushin, ish-presidentin Topi, Fidel Yllin dhe… (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot (14 gusht) në festivalin “Vajza Fest”, që po zhvillohet në fshatin Vajzë të Selenicës. Gjatë eventit morën pjesë gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ish-Presidenti Bamir Topi, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, si dhe personalitete të tjera nga politika dhe jeta publike. Në fjalën e mbajtur në edicionin e katërt të festivalit, kryeministri Rama nuk i kurseu batutat dhe humorin me të pranishmit. Rama falënderoi kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për ftesën, duke thënë se këtë herë kishte vendosur ta pranonte atë, pasi katër vite nga krijimi i festivalit ishin të mjaftueshme për të dëshmuar se ideja funksionon. “Në radhë të parë dua të falënderoj Sokolin, i cili më dërgoi ftesën dhe...
Burimi:
javanews.al