Pr.ligji/ Qeveria zgjeron ndihmën juridike falas, kush do të përfitojë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin "Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti", me synimin për të zgjeruar aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe për të lehtësuar procedurat për përfitimin e ndihmës juridike falas. Në projektligjin e tretë që Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim publik parashikohet zgjerimi i kategorive përfituese, procedura më të shpejta për rastet urgjente, si dhe mbulimin e një pjese më të madhe të shpenzimeve që lidhen me proceset gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve. Projektligji shton edhe viktimat e formave të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, viktimat e terrorizmit, personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, përfituesit e ndihmës ekonomike, pensionit social dhe skemave të tjera të mbrojtjes sociale, anëtarët e komuniteteve...
Burimi:
zeri.ai