Pr.ligji për turizmin/ Qeveria mund të pezullojë me VKM ndërtimet në sezon, gjobë deri në 2 mln lekë shkelësve
Qeveria do të ketë të drejtën që përmes një VKM-je të pezullojë ndërtimet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e qetë të sezonit turistik. Sanksionimi pritet të vendoset në ligjin për ‘Turizmin”, ndryshimet e të cilit janë depozituar në Kuvend nga kreu i grupit socialist Taulant Balla. PS, e cila në seancën e kaluar vendosi edhe shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji, thotë se përmes VKM-së së pezullimit duhet të përcaktohen zonat konkrete, llojet e punimeve që ndalohet gjatë sezonit dhe periudhën e saktë apo oraret e ndalimit. Koha e pezullimit nuk do t’u humbasë subjekteve ndërtuese, pasi do t’i shtohet afatit të lejes së ndërtimit. Kjo do të vlejë edhe për lejet e dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit. Kushdo...
Burimi:
javanews.al