“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te Kryeministria

“Poshtë qeveria”/ Protestuesit i shkojnë Ramës te Kryeministria

Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Tubimi nisi në qendër të kryeqytetit, ku qytetarë dhe përfaqësues të diasporës u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimeve dhe mesazheve të përcjella nga organizatorët, protestuesit nisën marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë brohoritur slogane kundër qeverisë, mes tyre “Poshtë qeveria”, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe mbajtjen e përgjegjësisë për çështjet që ata i konsiderojnë problematike. Në duar mbajnë pankarta me mesazhe politike kundër mazhorancës, ndërsa kanë kundërshtuar edhe dokumentin strategjik të prezantuar së fundmi nga kryeministri Rama, duke e shoqëruar me...