“Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë

“Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë

Teksa ka mbi 20 minuta që ka nisur marshimi në bulevard, protestuesit kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimin e tij për aferat që sipas tyre ai është përgjegjës. Po ashtu ata vijojnë të kundërshtojnë dokumentin strategjik që Rama prezantoi me thirrjet ‘Edi Rama i pabesë’. Diaspora shqiptare e ka cilësuar pjesëmarrjen në protestën e sotme si një mesazh solidariteti me qytetarët brenda vendit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për një tubim masiv dhe paqësor.