“Populli shqiptar dhe i Kosovës janë solidarizuar me Ukrainën”, Berisha për deklaratën e Zelenskyt: E pavend, nuk e harrojmë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për gazetarët ka komentuar deklaratën e bërë disa ditë më parë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai deklaroi se vendi i tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. Berisha e konsideroi deklaratën “të pavend dhe të papranueshme”, duke argumentuar se ajo bie ndesh me qëndrimet e NATO-s, Planin e Ahtisaarit dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Kreu i PD-së theksoi gjithashtu marrëdhëniet dhe solidaritetin e shqiptarëve me Ukrainën që prej nisjes së luftës kundër agresionit rus, ndërsa e cilësoi Serbinë si një aleate të rëndësishme të Moskës në Ballkan. Sipas Berishës, deklarata e Zelenskyt në Beograd...
Burimi:
vizionplus.tv