‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Magjistrati i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

‘Po shkatërrohet bregdeti’/ Magjistrati i njohur belg: Mafia po i pastron paratë në hotele në Shqipëri

Magjistrati i njohur belg, Michel Claise, ka folur sërish për mediat në lidhje me mafien shqiptare. Gjatë një interviste, ai tha se mafia po i pastron paratë duke përdorur hotelet në Shqipëri. Po ashtu, ai tha se mafia po pastron paratë në prona të patundshme në Marok. Ish-gjyqtari Claise është bërë një nga figurat më të njohura në vendin e tij në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Para disa kohësh, ai tha se mafia shqiptare në Belgjikë është bërë po kaq e fuqishme sa mafia marokene, e cila ka dominuar për shumë vite. Ndërkohë që në një tjetër intervistë, ai deklaroi se mafia shqiptare po shkatërron bregdetin e bukur të Shqipërisë. “Në bregdetin e Adriatikut po pastrohet një sasi e madhe...