Protesta e 69-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama jepe dorëheqjen
Pas grumbullimit në Sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën e 69-të kundër qeverisë. Protestuesit janë nisur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrjet e tyre kundër kryeministrit Rama. Përpara godinës së qeverisë pritet të vijojnë fjalimet e organizatorëve dhe qytetarëve pjesëmarrës, të cilët do të përcjellin mesazhet e tyre kundër Ramës. Protesta e 69-të vijon me kërkesat për ndryshim politik dhe përgjegjësi nga qeveria.
Burimi:
syri.net