Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Sot mbushen 69 ditë me protesta të qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit, të cilin e akuzojnë për cenimin e zonave të mbrojtura si dhe për klientelizëm me ligjin për investitorët strategjikë. Edhe këtë të premte grumbullimi i qytetarëve u bë në sheshin Skënderbej, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria. Tubimi pritet të mbyllet me marrshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të Tiranës.