Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria nis procedurën për anulimin e koncesionit, nga…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Veprimet kanë nisur dje. Publikisht thuhet se synimi është për të zhbllokuar situatën e krijuar pas vonesave në përfundimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend. Punimet për ndërtimin nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021 dhe do të duhej të fillonte operimin në 2025-ën. Fillimisht punimet u shfaqën me ritmet e parashikuara, madje në maj të një viti më parë u ul edhe aeroplani i parë për të konfirmuar edhe pistën e shtruar. Prej atij momenti diçka ngeci. Aksionerët Behgjet Pacolli me 98 për qind të aksioneve dhe Valon Ademi me 2 për qind u përfshinë në një konflikt ligjor. Ky i fundit...
Burimi:
sot.com.al