“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama për protestën: Nuk flas me të kurdisur

“Përfaqësoj vullnetin e mbi 800 mijë shqiptarëve”, Rama për protestën: Nuk flas me të kurdisur

Kryeministri Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në lidhje me protestën që qytetarët po zhvillojnë prej tre ditësh para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Duke iu përgjigjur kërkesave për dorëheqje, Rama i ka konsideruar ato të përsëritura dhe pa risi, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të dialogojë me protestues që, sipas tij, janë të “orkestruar”. Ai ka theksuar se është i hapur për komunikim vetëm me qytetarët që e kanë votuar dhe i kanë shprehur mbështetje përmes mesazheve personale. Kryeministri ka shtuar gjithashtu se qeveria mbetet e palëkundur në vendimmarrjet e saj dhe se, sipas tij, protestat përbëjnë pjesë të një “lufte hibride” që nuk do të ndryshojë drejtimin e politikave të ndjekura....