Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Për herë të parë në Shqipëri, projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Një ligj i dedikuar për inteligjencën artificiale, që synon të rregullojë zhvillimin, tregtimin dhe përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale në vend, sipas ligjeve të Bashkimit Evropian. Këtë synon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka propozuar një draft me 106 nene dhe 13 anekse, i hedhur tashmë për konsultim publik, që nëse miratohet do të ishte i pari në Shqipëri. Drafti synon jo vetëm rregullimin e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, por gjithashtu edhe parandalimin e rreziqeve që vjen prej AI, si ato në shëndet, siguri, të drejta themelore, demokraci, shtetin e së drejtës dhe mjedis. Në nenin 5 të projektligjit përcaktohen një sërë ndalimesh, që drafti i quan praktika ndaluese. Mes tyre përfshihen sistemet që përdorin teknika manipuluese ose mashtruese për të...