PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes së partisë që nga themelimi i saj

PD zgjodhi ekipin e ri drejtues, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes së partisë që nga themelimi i saj

Tre ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar procesin e zhvilluar të mërkurën, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm të ripërtëritjes së strukturave të partisë. Në një bashkëbisedim online me qytetarët këtë të shtunë, Berisha tha se PD ka përfunduar institucionalizimin e plotë të forumeve të saj dhe se procesi është zhvilluar nën moton e ripërtëritjes. “Ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD, jo vetëm në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti”, u shpreh Berisha. Ai theksoi se në Këshillin Kombëtar të PD, 60 për qind e anëtarëve tashmë janë të rinj dhe gra, ndërsa sipas tij, dy të tretat e kryesisë së zgjedhur janë figura të...