“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha: Çdo demokrat dhe mbështetës duhet t’i bashkohet

“PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve”, Berisha: Çdo demokrat dhe mbështetës duhet t’i bashkohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme për mediat, e vuri theksin në protestën rinore-qytetare, që prej 12 ditësh zhvillohet çdo mbrëmje në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu mbështetjen e plotë për protestën, të cilën e cilësoi si lëvizjen më të madhe qytetare të dekadave të fundit. ’Tirana nuk ka njohur në historinë e vet një protestë kaq të fuqishme dhe masive dhe persistente sa kjo’, theksoi ai. Gjatë fjalës me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet të zbehë protestën përmes organizimit të aktiviteteve politike paralele dhe i kërkoi të heqë dorë nga ato që i quajti ‘antimitingje’. ‘Edi Rama duhet të heqë urgjentisht dorë nga antimitingjet. Të mos sfidojë uraganin e fuqishëm paqësor të rinisë studentore me...