PD Lezhë zgjedh sot Kryesinë e re/ 33 kandidatë në garë
Sot në Lezhë zhvillohen zgjedhjet për Kryesinë e re të degës së Partia Demokratike e Shqipërisë, ku në garë janë 33 kandidatë. Procesi i votimit do të zhvillohet në ambientet e zyrës së PD-së në Lezhë, nga ora 14:00 deri në 19:00. Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë strukturat drejtuese të partisë, përfshirë kryetarët dhe sekretarët e seksioneve dhe grupseksioneve, anëtarët e kryesisë aktuale, drejtuesit e departamenteve, si dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak të PD-së. Sipas organizimit të procesit, fillimisht pritet të votojnë përfaqësuesit e 19 grupseksioneve, ndërsa më pas do të vijojë procesi me kategoritë e tjera të votuesve të përcaktuara. Zgjedhjet zhvillohen në një garë me 33 kandidatë për përbërjen e re të Kryesisë së degës në Lezhë. Procesi pritet të...
Burimi:
syri.net