FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

FOTO/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja!

Ish-zyrtarit të Policisë, Uljan Shpatarakut i është hequr leja e armës. Gjithashtu i është marrë edhe arsenali që mbante në banesë. Uljan Shpataraku, i cili u kap si shofer i Ergys Agasit dhe u arrestua për përkrahje të autorit të krimit, u përjashtua nga Policia e Shtetit disa javë më parë, ndërsa ndaj tij nisën procedurat edhe për heqjen e lejes së armës që zotëronte për shkak të funksionit. Gjatë procedurave u zbulua se ish-zyrtari i lartë policor, i njohur si krahu i djathtë i ish-kryepolicit Ilir Proda, mbante gjithashtu me leje një arsenal të vërtetë armësh private në banesë. Bëhet fjalë për 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta hetojë Shpatarakun...