“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

“Pasqyrë Albania”: Si do të funksionojë platforma e re e qeverisë për shërbimet dhe ankesat e qytetarëve

Gjatë takimit të zhvilluar në Pogradec, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e një platforme të re unike të quajtur “Pasqyrë Albania”, e cila synon të transformojë mënyrën se si qytetarët komunikojnë dhe marrin përgjigje nga institucionet shtetërore. Sipas konceptit të paraqitur, qëllimi kryesor është që çdo kërkesë apo shqetësim i qytetarit drejtuar administratës të trajtohet në mënyrë të ngjashme me një pako postale, ku statusi i ndjekjes dhe përgjegjësitë institucionale shihen në kohë reale. Dy seksionet kryesore të platformës Sipas detajeve të siguruara nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, kjo iniciativë vjen si një modernizim i platformës ekzistuese të “Bashkëqeverisjes” dhe do të ndahet në dy komponentë kryesorë: “Flamingo Mirror”: Seksioni i parë prej nga do të mbërrijnë sinjalizimet me ndjeshmëri të lartë...