Pas 17 vitesh në fuqi, Kuvendi “skanon” ligjin antimafia! Kreu i SPAK, Braho: Nëse zbatohet saktë, nuk ka nevojë për rishikim

Pas 17 vitesh në fuqi, Kuvendi “skanon” ligjin antimafia! Kreu i SPAK, Braho: Nëse zbatohet saktë, nuk ka nevojë për rishikim

tryeza, klodian braho-ligji TIRANË- Këtë martë është mbajtur një tryezë konsultimi e Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, në kuadër të procesit të Kontrollit Post-Legjislativ (PLS) për Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, e cilësoi këtë proces si të vonuar. Sipas Manjas, efektiviteti i ligjit matet përmes rezultateve konkrete në sekuestrimin e pasurive kriminale. "Fakti që Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara prodhon të ardhura nga asetet në sekuestrim e shoh si zgjerim të portofolit dhe efektiviteit të punës së SPAK. Vetëm për 5 mujorin e parë të 2026 agjencia ka marrë në administrim...