“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të ardhura nga Beogradi në lidhje me Kosovën dhe lumin Ibër dhe përfshirjen e Shqipërisë në debat. Në një postim të gjatë në X, Rama thekson se Shqipëria nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Serbisë dhe se mbështetja e Tiranës për Kosovën nuk ka nevojë për narrativën e një “Shqipërie të Madhe”. Sipas kryeministrit, Kosova është një shtet më vete dhe shqiptarët e Kosovës janë qytetarë të Republikës së Kosovës, me institucionet dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar të ardhmen. Rama i drejtohet drejtpërdrejt edhe narrativës së Beogradit për statusin e Kosovës, duke deklaruar se “Serbia e humbi Kosovën”, ndërsa shton se përsëritja e të kundërtës nuk e ndryshon realitetin territorial. “Territori i Republikës...