“Pas 14 muajsh refuzime…”/ Avokati i Veliajt përgatit dosjen për Strasburg

“Pas 14 muajsh refuzime…”/ Avokati i Veliajt përgatit dosjen për Strasburg

Avokati ndërkombëtar i Erion Veliajt, Ben Brandon, ka bërë të ditur se ekipi ligjor i kryebashkiakut të Tiranës ka nisur përgatitjen e një aplikimi që pritet t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Gjatë një deklarate për mediat, në krah të avokatit Plarent Ndreca, Brandon tha se ai dhe ekipi i tij kanë zhvilluar takime me Veliajn në paraburgimin e Durrësit për të përgatitur çështjen që do të paraqitet në Strasburg. Sipas tij, për një periudhë prej rreth 14 muajsh kërkesat për akses të përfaqësuesve ndërkombëtarë ligjorë ndaj Veliajt ishin refuzuar, ndërsa më pas autoritetet shqiptare kanë lejuar zhvillimin e takimeve. Brandon deklaroi se mbrojtja ligjore do të vijojë përgatitjet edhe në muajt në vijim, duke theksuar se çështja lidhet me...