Partia Demokratike do mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht! Zbardhet dhe rendi i ditës, platforma e modernizimit dhe…
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 27 gusht, në orën 18:00, në selinë e saj. Sipas njoftimit drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, mbledhja do të ketë në rend dite paraqitjen dhe miratimin e platformës për modernizimin e brendshëm të Partisë Demokratike, si dhe të infrastrukturës së saj digjitale. Në njoftim, anëtarëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për të qenë të pranishëm në mbledhje.
Burimi:
javanews.al