‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

‘Paketa e Maleve’, qeveria shpall zonat e reja me përparësi zhvillimi në katër bashki të vendit

Qeveria ka miratuar katër vendime të rëndësishme për shpalljen e disa “Zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Vendimet e firmosura nga Kryeministri Edi Rama, janë ndërmarrë me propozimin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Këto vendime mbështeten në nenin 100 të Kushtetutës dhe në pikën 1 të nenit 4 të ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”, duke përcaktuar me mijëra hektarë sipërfaqe specifike ku do të aplikohen politika favorizuese për investimet private dhe publike. Ndarja territoriale dhe sipërfaqet sipas bashkivePërcaktimi i shtrirjes gjeografike dhe kufijve të zonave është kryer mbi bazën e hartave treguese të regjistruara në sistemin e Korporatës Regjistruese të Gjeohapësirës Shqiptare (KRGJSH). 1. Bashkia Devoll (Qarku Korçë)Në këtë bashki janë...